Tahiri: PDK e gatshme për zgjedhje të reja por para tyre duhet ruajtur koncencuzin

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, i ftuar për të diskutuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, në Adresa kritikoi qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, të cilin e përshkroi si “qasje refuzuese” ndaj qytetarëve që ia dhanë fuqinë politike.
“Ai ka qasje refuzuese, se është duke dashur të bëjë hagare me qytetarin që ia ka dhënë fuqinë politike. Për ta kthyer vendin në zgjedhje, ne jemi të gatshëm të shkojmë përsëri në zgjedhje, por para se të shkojmë, jemi të interesuar të bëjmë të gjitha veprimet e mundshme brenda fuqisë sonë politike. Demokracinë e kemi obligim secili prej nesh, duke e ruajtur koncencuzin dhe duke mos e lënë Kosovën të kthehet në pushtet autoritar,” tha Tahiri.