“Vizita e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Maqedoninë e Veriut vuri në pah rolin dhe kontributin e shqiptarëve në vend. Mirëpritja vëllazërore e organizuar nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai dhe Bekim Sali, si dhe pritja e ngrohtë nga kryeparlamentari Afrim Gashi janë dëshmi e qartë e vlerësimit tonë për shtetin shqiptar dhe për marrëdhëniet që i ndërtojmë e i forcojmë vazhdimisht”, thonë nga koalicioni VLEN.
Nga VLEN thonë se arrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik.
“Çdo hap që lidhet me të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve, por edhe të të gjithë qytetarëve, e trajtojmë me përgjegjësi të madhe. Mesazhet dhe takimet e presidentit Begaj janë konfirmim i rëndësishëm se partneriteti mes dy shteteve është thelbësor, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë rol të pazëvendësueshëm në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. VLEN e vlerëson veçanërisht mesazhin e presidentit për barazi, për rëndësinë strategjike të Korridorit 8, bashkëpunimin rajonal dhe për rrugën e qartë dhe të pakthyeshme drejt Bashkimit Evropian. VLEN do të jetë garant që këto mesazhe të përkthehen në hapa konkretë, në projekte dhe vendime që i japin vendit tonë më shumë zhvillim, barazi dhe orientim të qartë evropian”, thuhet në komunikatën për media nga VLEN.
VLEN: Për ne, marrëdhëniet me Shqipërinë janë prioritet politik
<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825233-vlen-per-ne-marredheniet-me-shqiperine-jane-prioritet-politik.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="vlen:-per-ne,-marredheniet-me-shqiperine-jane-prioritet-politik" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825233-vlen-per-ne-marredheniet-me-shqiperine-jane-prioritet-politik.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="vlen:-per-ne,-marredheniet-me-shqiperine-jane-prioritet-politik"></p>“Vizita e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Maqedoninë e Veriut vuri në pah rolin dhe kontributin e shqiptarëve në vend. Mirëpritja vëllazërore e organizuar nga krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai dhe Bekim Sali, si dhe pritja e ngrohtë nga kryeparlamentari Afrim Gashi janë dëshmi e qartë e vlerësimit</div>






