Një grup i organizatave të shoqërisë civile iu ka bërë thirrje partive politike, liderëve të tyre dhe deputetëve që të angazhohen për arritjen e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit.
10 organizata siç potencojnë në letrën e tyre, duke vlerësuar zhvillimet politike aktuale konsiderojnë se ekziston rreziku real që vendi të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentit.
“Duke pasur parasysh se vendi ka kaluar tashmë një periudhë të zgjatur pa stabilitet të plotë institucional, çdo vonesë e mëtejshme në konstituimin e plotë të institucioneve cenon funksionimin demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe besimin qytetar në sistemin politik”.
“Konsensusi për zgjedhjen e Presidentit është domosdoshmëri për stabilitetin institucional. Zgjedhjet e përsëritshme të parakohshme nuk duhet të konsiderohen si instrument për të garantuar funksionimin e institucioneve, por përkundrazi, ato e rrisin pasigurinë dhe dëmtojnë vazhdimësinë institucionale. Një President i zgjedhur me konsensus ofron stabilitet, siguron funksionimin normal të pushteteve dhe rrit besimin qytetar në institucionet e shtetit”, thuhet më tutje në letrën e tyre.
“Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve parlamentare që:- të angazhohen me seriozitet dhe përgjegjësi në dialog konstruktiv ndërpartiak,- të vendosin interesin qytetar mbi kalkulimet partiake,- të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje që siguron funksionimin e plotë institucional”.
Shoqëria civile konsideron se stabiliteti institucional është interes publik dhe përgjegjësi e përbashkët politike.
“ Çdo dështim për të arritur zgjidhje në afatin e mbetur do të konsiderohet dështim i vullnetit politik për të garantuar stabilitet dhe funksionalitet demokratik”.
Më poshtë i gjeni organizatat nënshkruese të letrës:
Organizatat nënshkruese: Demokraci Plus Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) Instituti GAP Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI) Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) Lëvizja FOL Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
Shoqëria civile thirrje partive: Konsensusi për Presidentin, domosdoshmëri për stabilitetin institucional
<div><div><img width="603" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824325-shoqeria-civile-thirrje-partive-konsensusi-per-presidentin-domosdoshmeri-per-stabilit699f089bad3b2.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="shoqeria-civile-thirrje-partive:-konsensusi-per-presidentin,-domosdoshmeri-per-stabilitetin-institucional" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="603" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824325-shoqeria-civile-thirrje-partive-konsensusi-per-presidentin-domosdoshmeri-per-stabilit699f089bad3b2.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="shoqeria-civile-thirrje-partive:-konsensusi-per-presidentin,-domosdoshmeri-per-stabilitetin-institucional"></p>Një grup i organizatave të shoqërisë civile iu ka bërë thirrje partive politike, liderëve të tyre dhe deputetëve që të angazhohen për arritjen e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit. 10 organizata siç potencojnë në letrën e tyre, duke vlerësuar zhvillimet politike aktuale konsiderojnë se ekziston rreziku real që vendi të përballet sërish me</div>






