Toney ironizon Hygerta Sakon me postim thumbues në rrjete sociale

Magazina

<div><div><img width="640" height="264" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/toneyy.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="825" height="340" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/toneyy.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Mbrëmja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka sjellë tension dhe emocione, teksa u konfirmuan finalistët që do të garojnë për çmimin e madh. Në mesin e tyre është edhe Hygerta Sako, e cila arriti të sigurojë vendin në finale. Por, kjo nuk ka kaluar pa komente nga ish-banorët, të cilët e […]</div>

Madhësia e shkronjave

Mbrëmja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka sjellë tension dhe emocione, teksa u konfirmuan finalistët që do të garojnë për çmimin e madh.
Në mesin e tyre është edhe Hygerta Sako, e cila arriti të sigurojë vendin në finale.
Por, kjo nuk ka kaluar pa komente nga ish-banorët, të cilët e kanë ndjekur lojën e saj nga jashtë.
Njëri prej tyre, Toney, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke u tallur me mënyrën se si Hygerta ka luajtur gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në një InstaStory, ai ka publikuar një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqet një vajzë që i ngjan Hygertës duke fjetur e qetë me pizhame, ndërsa i ka vendosur emrin e saj si etiketë.

Ky postim u interpretua si një “thumb” ndaj strategjisë së saj, duke nënkuptuar se ajo ka qenë pak e përfshirë në debatet dhe konfliktet e lojës, por pavarësisht kësaj, arriti të shkojë deri në finale.