Bayern Munich ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Atletico Madridin si mysafir me rezultat 2-0 në një përballje të rëndësishme. Skuadra bavareze vazhdon kështu ngjitjen në renditjen e kompeticionit, ku pas këtij triumfi ka grumbulluar tetë pikë.
Pas një pjesë të parë pa gola, Bayerni arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 54-t. Lennart Karl përfitoi nga një mundësi e mirë brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.
Atletico Madrid tentoi të reagojë, ndërsa trajneri Diego Simeone bëri disa zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Megjithatë, Bayerni vazhdoi të krijonte raste të rrezikshme dhe në minutën e 73-të Dayot Upamecano ishte pranë golit, por Jan Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, duke e devijuar topin në traversë.
Vetëm një minutë më vonë, skuadra gjermane e dyfishoi epërsinë. Harry Kane dërgoi një krosim të saktë në zonë, ku Konrad Laimer reagoi shpejt dhe me një goditje e dërgoi topin në rrjetë, pas përplasjes me pjesën e poshtme të traversës.
Bayerni shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 81-të, por realizimi u anulua për shkak të një faulli. Atletico kërkoi të rikthehej në lojë, por nuk arriti të ndryshonte rezultatin.
Me këtë fitore, Bayerni regjistron triumfin e dytë në Ligën e Kampionëve. Skuadra bavareze ka gjithashtu dy barazime dhe, me tetë pikë të grumbulluara, vazhdon të përmirësojë pozitën e saj në renditje. /Telegrafi/