Juventusi pësoi një tjetër humbje shokuese, këtë herë në udhëtim te Genoa.
“Zonja e Vjetër” shihej si favorit i madh, megjithatë pësoi disfatë prej 2-0, gola që vendasit i shënuan në pjesën e parë.
Juventusi dha shkëndija vetëm në pjesën e dytë, dhe më meritori? Edon Zhegrova. Pas inkuadrimit të yllit së Kosovës, skuadra torineze krijoi më shumë aksione nëpër krahë për të provuar përmes harkimeve, ngase kanë dy sulmues të gjatë si Ëoltmade e Kolo Muani, por e pasuksesshme.
Zhegrova që pas inkuadrimit, krijoi më së shumti shanse në ndeshje, plot katër si dhe kompletoi tri driblime të suksesshme.
Me këto statistika, Zhegrova tani bëhet lojtari i Juventusit me më së shumti shanse të krijuara në Serie A, plot 13, duke mos qenë as edhe një ndeshje startues, derisa zhvilloi vetëm 186 minuta në fushë.
🚨🇽🇰 Edon Zhegrova after coming on against Genoa: Created the most chances (4), and completed the most dribbles (3).Zhegrova has now become the Juventus player with the MOST CHANCES CREATED (13) in Serie A this season, with 0 starts and just 186 minutes played. https://t.co/in6Q5MyJmu
— Forza Juve | 𝑒𝑛. (@theFJEN) October 28, 2026
Mbetet të shihet nëse Spalletti do të ndryshojë qasje për Zhegrovën në vikend, apo do të vazhdojë ta përdorë vetëm si “joker” sa herë që Juventusi ndodhet në disavantazh./Telegrafi/