74 shkelje i kushtojnë shtrenjtë Chelseat, Federata Angleze konfirmon dënimin e rëndë

Sport

Chelsea është gjobitur me 11.6 milionë euro nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) për shkelje të rregullave që lidhen me agjentët, të kryera përgjatë një periudhe 13-vjeçare. FA ngriti akuza ndaj klubit londinez për 74 shkelje të Rregullit E1.2, pasi këto u vetëraportuan nga pronarët aktualë të Chelseat. Përveç gjobës financiare, Chelsea është dënuar […]

Madhësia e shkronjave

Chelsea është gjobitur me 11.6 milionë euro nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) për shkelje të rregullave që lidhen me agjentët, të kryera përgjatë një periudhe 13-vjeçare.

FA ngriti akuza ndaj klubit londinez për 74 shkelje të Rregullit E1.2, pasi këto u vetëraportuan nga pronarët aktualë të Chelseat.

Përveç gjobës financiare, Chelsea është dënuar edhe me ndalim të regjistrimit të lojtarëve për dy afate të plota dhe të njëpasnjëshme kalimtare.

Megjithatë, ky dënim është pezulluar deri në qershor të vitit 2027, me kusht që klubi të mos shpallet fajtor për shkelje të tjera gjatë kësaj periudhe.

Në një deklaratë zyrtare, FA bëri të ditur se fillimisht Chelseat i ishte shqiptuar edhe një dënim me heqjen e gjashtë pikëve, gjithashtu i pezulluar për të njëjtën periudhë, por ky vendim u ndryshua pas ankesës së klubit.

“Gjoba prej 11.6 milionë eurosh, e vendosur nga Komisioni Rregullator, nuk ishte objekt apelimi dhe e gjithë shuma do të investohet në futbollin bazë”, thuhet në deklaratën e FA-së.

Shkeljet kanë të bëjnë me periudhën 2009-2022, kur Chelsea ishte në pronësi të Roman Abramovich./Telegrafi/