Zyrtare: Juventusi kompleton transferimin e Randal Kolo Muanit

Sport

Randal Kolo Muani është zyrtarisht lojtar i Juventus. Klubi italian ka konfirmuar transferimin e përhershëm të sulmuesit francez nga Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund një sage që zgjati për më shumë se një vit. Juventusi ka arritur marrëveshje me PSG-në për blerjen e kartonit të Kolo Muanit për 38 milionë euro si shumë fikse, […]

Madhësia e shkronjave

Randal Kolo Muani është zyrtarisht lojtar i Juventus. Klubi italian ka konfirmuar transferimin e përhershëm të sulmuesit francez nga Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund një sage që zgjati për më shumë se një vit.

Juventusi ka arritur marrëveshje me PSG-në për blerjen e kartonit të Kolo Muanit për 38 milionë euro si shumë fikse, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 12 milionë euro të tjera në formën e bonuseve të arritshme.

Sulmuesi 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zonjën e Vjetër”, duke u bërë një nga përforcimet më të rëndësishme të klubit italian në këtë afat kalimtar.

Pas konfirmimit të largimit të tij nga PSG, Juventusi zyrtarizoi rikthimin e Kolo Muanit, i cili më herët kishte qenë pjesë e skuadrës bardhezi në formë huazimi dhe kishte bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij.

Francezi tashmë ka kryer testet mjekësore dhe detyrimet e para mediale si lojtar i Juventusit.

Kolo Muani do t’i bashkohet menjëherë skuadrës në përgatitjet parasezonale dhe pritet të udhëtojë me bashkëlojtarët e tij drejt Kinës, ku Juventusi do të zhvillojë turneun përgatitor para fillimit të sezonit të ri.

Në këtë aventurë të re, ai do të ketë përkrah edhe afrimin tjetër të Juventusit, talentin boshnjak Kerim Alajbegović, i cili gjithashtu iu bashkua klubit italian këtë verë. /Telegrafi/