Franca siguroi një vend në fazën e 1/8-tës të Kupës së Botës me një fitore dominuese 3-0 ndaj Suedisë , duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.
Kylian Mbappe udhëhoqi ndeshjen me dy gola, ndërsa Michael Olise dhe Ousmane Dembele dhanë asistime në një paraqitje të shkëlqyer sulmuese.
Pas ndeshjes, vërshuan lëvdatat nga tifozët dhe analistët, me Zlatan Ibrahimovic, duke folur në FOX, duke përmendur treshen franceze midis pesë lojtarëve të tij më të mirë në botë aktualisht.
“Dëgjoni, nëse marrim pesë lojtarët më të mirë në botë, tre prej tyre janë në sulmin e Francës – Dembele, Olise, Mbappe”, ka thënë fillimisht Ibrahimovic.
“Pastaj mund të zgjedhim edhe dy të tjerë, do t’ju lë të vendosni ju: Haaland, Messi… Yamal. Më falni, sepse Messi është në një klasë më vete”.
“Por tre nga pesë më të mirët janë në këtë sulm [të Francës], dhe kjo nuk është e lehtë për t’u ndërtuar”.
Ai vazhdoi duke shtuar se ndërsa ekipet e mbushura me yje si PSG me Mbappe, Messi dhe Neymar luftuan për të krijuar një kombinim të kompletuar, kjo treshe franceze dallohet për shkak të mungesës së egos dhe mentalitetit kolektiv.
“Atyre nuk u intereson kush është lojtari kryesor. Ata punojnë pa top dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Me topin, ne e dimë se çfarë mund të bëjnë – ata mund ta vendosin një ndeshje në çdo moment. Është e frikshme”, përfundoi ish-ylli suedez. /Telegrafi/






