Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të diel venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushat.
Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën, duke krijuar një situatë problematike, ndërsa deri më tani mbetet ende i paqartë shkaku i rënies së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur 6 mjete zjarrfikëse; 2 nga Shkodra, 2 nga Shkodra dhe 2 nga Vau i Dejës.
Forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit dhe minimizimin e pasojave në mjedis dhe zonat përreth. /Euronews/





