Ministri i Mbrojtjes, Yevhenii Khmara, ka shtyrë vizitat në Gjermani dhe Norvegji të planifikuara për këtë javë, për shkak të shtimit të sulmeve ruse ndaj Ukrainës, gjë që kërkon vëmendje të menjëhershme dhe përshpejtimin e të gjitha proceseve që synojnë kundërvënien ndaj armikut.
Këtë e raporton Ukrinform, duke cituar një burim brenda Ministrisë së Mbrojtjes, përcjell Telegrafi.
“Ministri i Mbrojtjes, Yevhenii Khmara, i ka shtyrë vizitat në Gjermani dhe Norvegji që ishin planifikuar për këtë javë, për shkak të situatës në Ukrainë dhe shtimit të sulmeve ruse. Kjo kërkon vëmendje të menjëhershme dhe përshpejtimin e të gjitha proceseve që synojnë kundërvënien ndaj armikut”, ka thënë Ministria.
Sipas saj, “bisedimet me partnerët do të zhvillohen në formate të tjera dhe ne i falënderojmë ata për mbështetjen e tyre; po përgatiten paketa dhe vendime të reja për Ukrainën”.
Siç është raportuar më par, më 22 shtator, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Yevhenii Khmara, diskutoi me Komisionerin Evropian për Mbrojtjen dhe Hapësirën, Andrius Kubilius, mbi mënyrat për të mbuluar deficitin e buxhetit të mbrojtjes së Ukrainës për vitin 2026 dhe për të financuar nevojat e saj deri në vitin 2027. /Telegrafi/






