Zhvillime të reja janë raportuar të mërkurën lidhur me të ardhmen e Milot Rashicës te Besiktasi, ku shumë mediume turke i kanë kushtuar vëmendje situatës së futbollistit kosovar, duke raportuar se klubi bardhezi nuk llogarit më në shërbimet e tij për pjesën e mbetur të sezonit.
Sipas këtyre raportimeve, Besiktasi ka vendosur të mos e përfshijë Rashicën në listën e lojtarëve për pjesën e mbetur të edicionit në Superligën e Turqisë.

Klubi turk thuhet se i ka kërkuar 30-vjeçarit të gjejë një skuadër të re për të vazhduar karrierën, por dëshira e Rashicës është të qëndrojë te Besiktasi.
“Një vendim i rëndësishëm është marrë në lidhje me Milot Rashicën, i cili nuk dëshiron të largohet nga Beshiktashi. Pavarësisht dëshirës së futbollistit kosovar për të qëndruar me ekipin, Beshiktashi nuk do ta përfshijë atë në skuadër”, raportojnë mediumet turke.
Pasiguria për të ardhmen e sulmuesit të krahut vazhdon, ndërsa mbetet të shihet nëse gjatë muajve të ardhshëm do të gjendet një zgjidhje mes lojtarit dhe klubit.
Rashica ka kontratë me Besiktasi edhe për një vit, me një pagë mbi 2.5 milionë euro në vit.
Ai iu bashkua gjigantit turk në vitin 2023 nga Norwich City, në një transferim që raportohej se kishte kushtuar rreth 5 milionë euro. Futbollisti kosovar shënoi 12 gola dhe dha 25 asiste në këto ndeshje. /Telegrafi/





