Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur një ide të pazakontë për ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit, duke sugjeruar që ajo të quhet “Ngushtica Trump”.
Në një postim në rrjetin e tij social, Trump shkroi “tani që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndryshojmë emrin e Ngushticës së Hormuzit në NGUSHTICA TRUMP?”
Lideri amerikan e shoqëroi propozimin me një koment me tone humoristike, duke thënë se, ashtu si vetë Amerika, ngushtica do të ishte “më e nxehtë se kurrë më parë”.
“Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje”, përfundoi presidenti amerikan.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit, ndërsa çdo zhvillim që prek sigurinë dhe lundrimin në këtë zonë ka pasoja të drejtpërdrejta për tregjet globale të energjisë.
Ndryshe, Trump ditë më parë ndryshoi emrin edhe të Liqenit të Ontarios në Liqeni i Amerikës. /Telegrafi/






