Një kuiz i zhvilluar nga Fox News me pushues në plazh është bërë viral në rrjetet sociale, për shkak të disa përgjigjeve të dhëna nga pjesëmarrësit.
Në kuizin me pyetje të njohurive të përgjithshme, disa prej përgjigjeve ishin veçanërisht befasuese.

Një pjesëmarrës deklaroi se “Italia ndan kufi me Shtetet e Bashkuara”, ndërsa një tjetër tha se presidenti i parë i SHBA-së ishte Bill Clinton.
Përgjigjet e tjera nuk ishin më pak befasuese. Në një pyetje matematikore, një pjesëmarrës pretendoi se 100 pjesëtuar me 5 është 500, ndërsa një tjetër tha se një shekull ka vetëm pesë vjet.
Një nga pyetjet që shkaktoi më shumë habi ishte: “A është Kanadaja një kontinent?”
Videoja e kuizit ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në internet, të cilët kanë komentuar me humor përgjigjet e pjesëmarrësve.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse përgjigjet ishin të gjitha spontane apo nëse disa prej tyre mund të kenë qenë pjesë e një formati argëtues të kuizit. /Telegrafi/





