Thibaut Courtois ka komentuar vendimin e Rodrit për t’iu bashkuar Barcelonës, pavarësisht se mesfushori spanjoll ishte konsideruar më herët shumë pranë një transferimi te Real Madridi.
Portieri belg e respektoi zgjedhjen e yllit të Manchester Cityt, por la të kuptohej se Rodri ka humbur një mundësi të madhe duke refuzuar transferimin në “Santiago Bernabeu”.
Pas fitores së ngushtë të Real Madridit ndaj Espanyolit, Courtois u pyet për transferimin e Rodrit te Barcelona.
“Çdo lojtar zgjedh vendin ku dëshiron të jetë. Nëse ai nuk dëshiron të jetë me ne, për fatin e tij të keq”, u shpreh Courtois.
Rodri raportohej se ishte shumë pranë transferimit te Real Madridi në fillim të kësaj vere, por vështirësitë gjatë negociatave bënë që Barcelona të përfitonte nga situata dhe të siguronte marrëveshjen për mesfushorin.
Ndërkohë, trajneri Jose Mourinho vazhdon të kërkojë përforcime në mesfushë para mbylljes së afatit kalimtar.
Real Madridi është lidhur me disa emra për këtë repart, përfshirë edhe Kees Smit, pasi opsionet Martin Zubimendi dhe Adam Wharton janë bërë gjithnjë e më të vështira për t’u realizuar. /Telegrafi/






