Katastrofë ishte shmangur në fshatin Bonçe të Prilepit, pasi era e fuqishme sot në mëngjes e përhapi zjarrin drejt vendbanimit dhe vija e zjarrit i ishte afruar shtëpive, deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Sipas Angellovit, zjarri rreth orës 4 ishte lëshuar drejt luginës së fshatit, me çka situata ishte jashtëzakonisht serioze. Në shuarjen e zjarrit ishin angazhuar zjarrfikës vullnetarë nga Manastiri dhe Koçani, ndërsa ishte kërkuar edhe ndihmë nga ekipe nga Prilepi dhe Kavadari.
Në vend ka pasur edhe ekip të Ndihmës Emergjente Mjekësore, sepse gjendja ishte shumë e keqe. Angellovi tha se edhe se disa nga zjarrfikësit vullnetarë nga Manastiri kishin thith tym.
“Falë zjarrfikësve të guximshëm nga Manastiri dhe Koçani, fshati ishte shpëtuar”, tha Angellovi, duke theksuar se terreni ishte i vështirë, me kodra dhe vegjetacion të lartë, ndërsa vija e zjarrit ishte e gjatë.
Në intervenimin morën pjesë edhe vullnetarë nga Manastiri, prej të cilëve një pjesë kishin thithur tym. Angellovi paralajmëroi se pa intervenim me kohë zjarri ka mundur të kalojë përgjatë fshatit, në të cilin ka më shumë se 50 shtëpi dhe jetojnë më shumë se dhjetë persona, në mesin e të cilëve edhe një nënë me foshnjë.
Situata është serioze edhe në fshatin Paligrad në Komunën e Studeniçanit, ku zjarri është vënë nën kontroll disa herë, por është riaktivizuar për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erërave të forta. Atje janë dërguar zjarrfikës profesionistë nga Shkupi, një automjet “Pinzgauer” i DMSH-së dhe tre “er traktorë”.
Zjarre aktive ka edhe në territoret në Mavrovë dhe Rostushë dhe Kërçovë.
Angellovi përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm, duke paralajmëruar se një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë të madhe.
Ekipet zjarrfikëse gjatë 24 orëve të kaluara me sukses lokalizuan dhe shuan 23 zjarre të cilat kapluan sipërfaqe pyjore, deponi, kashtë dhe barë të thatë në shumë komuna në mbarë vendin.






