Gjiganti i Arabisë Saudite synon transferimin e Martinellit, zhvillohen negociatat me përfaqësuesit e brazilianit

Sport

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, Al Hilal ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin anësor të Arsenalit, Gabriel Martinelli. Klubi nga Arabia Saudite ka hapur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e 25-vjeçarit për një transferim të mundshëm. Deri më tani nuk ka marrëveshje mes palëve, por negociatat janë duke vazhduar dhe Martinelli është i hapur […]

Madhësia e shkronjave

Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, Al Hilal ka nisur përpjekjet për të transferuar sulmuesin anësor të Arsenalit, Gabriel Martinelli.

Klubi nga Arabia Saudite ka hapur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e 25-vjeçarit për një transferim të mundshëm. Deri më tani nuk ka marrëveshje mes palëve, por negociatat janë duke vazhduar dhe Martinelli është i hapur për ta shqyrtuar mundësinë e transferimit.

Arsenali kërkon rreth 60 milionë euro për kartonin e brazilianit, i cili ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2027. Në marrëveshjen e tij ekziston gjithashtu një opsion për zgjatjen e kontratës edhe për një vit tjetër.

E ardhmja e Martinellit ka qenë në qendër të spekulimeve gjatë kësaj vere. Arsenali më herët kishte pranuar një ofertë prej 45 milionë eurosh nga Galatasaray, por kampi i lojtarit i kishte bërë të ditur klubit londinez se braziliani nuk ishte i interesuar për një transferim në Turqi.

Martinelli gjithashtu nuk ishte përfshirë në skuadrat e Arsenalit për dy ndeshjet e para të sezonit, përfshirë fitoren ndaj Manchester Cityt në Community Shield dhe ndeshjen hapëse të Ligës Premier kundër Coventry Cityt.

Arsenali është i gatshëm ta shesë brazilianin në rast se arrin një ofertë që i plotëson kërkesat e klubit, megjithëse vetë Martinelli nuk është duke ushtruar presion për t’u larguar nga “Emirates”.

Sezoni 2025/26 ishte mjaft i ngarkuar për Martinellin, i cili zhvilloi 53 paraqitje, teksa Arsenali fitoi titullin e parë të Ligës Premier që nga sezoni 2003/04 dhe arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

Që prej transferimit nga klubi brazilian Ituano në vitin 2019, Martinelli ka regjistruar 278 paraqitje me ekipin e parë të Arsenalit, duke shënuar 62 gola. /Telegrafi/