Në nderim të policit Altin Kryeziu, Rinia Demokratike anulon aksionin e sotëm

Nacionale

Rinia Demokratike anulon aksionin para Qeverisë në nderim të policit të ndjerë Altin Kryeziu Rinia Demokratike e Kosovës ka anuluar aksionin simbolik që ishte planifikuar të mbahej sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se aktiviteti, i planifikuar për orën 17:00, është anuluar në shenjë respekti për policin […]

Madhësia e shkronjave

Rinia Demokratike anulon aksionin para Qeverisë në nderim të policit të ndjerë Altin Kryeziu

Rinia Demokratike e Kosovës ka anuluar aksionin simbolik që ishte planifikuar të mbahej sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin dërguar mediave bëhet e ditur se aktiviteti, i planifikuar për orën 17:00, është anuluar në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas plagëve të marra në një aksident gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

RDK ka bërë të ditur se Kryeziu, para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, kishte qenë aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës.

“Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë”, thuhet në njoftim.

Rinia Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e policit të ndjerë.

Aksioni simbolik ishte paralajmëruar të mbahej sot para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/