Katër futbollistë me prejardhje nga Kosova do të jenë pjesë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, me tre prej tyre që aktualisht përfaqësojnë Kosovën, ndërsa Arijon Ibrahimović pritet t’i bashkohet së shpejti.
Sot është hedhur shorti, ku lojtarët që bartin fanellën e Kosovës, kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballen.
Vedat Muriqi, me fanellën e Fenerbahçes, do të përballet me kundërshtarë të mëdhenj si Liverpooli, Atletico Madridi dhe Roma.
Ndërsa në rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve do të ketë përballë edhe Aston Villan, Villarrealin, Shakhtar Donetskun, Slavia Pragën dhe LASK-un.
Amir Rrahmani me Napolin do të ketë përballë Arsenalin dhe Manchester Cityn, ndërsa kundërshtarët e tjerë janë Club Brugge, Porto, Bodø/Glimt, Villarreal, Viking dhe Sabah.
Arijon Ibrahimović, i cili luan për Bayern Munichun dhe pritet t’i bashkohet Kosovës, do të ketë një kalendar mjaft interesant.
Bayerni do të përballet me Arsenalin, Atletico Madridin, Real Betisin, Manchester Unitedin, Bodø/Glimtin, Slavia Pragën, Lille dhe Vikingun.
Ndërkohë, Art Smakaj, me LASK-un, do të ketë një përballje të veçantë pasi do të takohet me Vedat Muriqin dhe Fenerbahçen.
Përveç kësaj, LASK-u do të luajë ndaj Liverpoolit, Real Madridit, Portos, Sporting CP-së, Bodø/Glimtit, Slovan Bratislavës dhe AEK-ut. /Telegrafi/






