Vritet një person në Mirditë

Nacionale

Sipas informacioneve paraprake, siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima është një 45-vjeçar. Rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të […]

Madhësia e shkronjave

Sipas informacioneve paraprake, siç raportojnë mediat në Shqipëri, viktima është një 45-vjeçar.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale dhe grumbullimin e provave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pritet që në orët në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me motivet dhe dinamikën e vrasjes. /tch/