​Von der Leyen: Shqipëria duhet të vijojë reformat, 80% e hapave të Planit të Rritjes janë përmbushur

Nacionale

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar vijimin dhe zbatimin e plotë të reformave, duke theksuar se Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes. Ajo gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së. […]

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar vijimin dhe zbatimin e plotë të reformave, duke theksuar se Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes.

Ajo gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së.

“Nevojiten reformat e mëtejshme në kapitujt e hapur, kuadri gjyqësor, mbrojtja e mjedisit, natyra marramendëse e Shqipërisë. Reformat të zbatohen tërësisht, është e rëndësishme që ato të sjellin ndryshime te qytetarët e Shqipërisë. Mesazhi im i tretë ka të bëjë me rezultatet tona të rritjes. Cilat janë parime? Ne sjellim investime të BE-së dhe teksa ju bëheni gati për t’u futur në BE, ju miratoni dhe merrni reformat që ju nevojiten, që kompanitë të jenë konkurruese në tregun evropian. Shqipëria po ecën shumë mirë sa i përket Planit të Rritjes, keni mbushur mbi 80% të hapave, keni marrë 213 milionë euro nga BE-ja dhe në javët në vijim priten edhe pagesat e tjera. Ne kemi arritur rezultate të mira. Jeni bërë pjesë e SEPA-s. Po tentojmë uljen e tarifave të romingut, kjo është një mundësi që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin, unë do të kthehem në Shqipëri kur të arrijmë romingun falas këtu në Shqipëri”, tha von Der Leyen.

Von der Leyen tha se zhvillimi i hetimeve tregon forcimin e sistemit dhe se proceset që po zhvillohen duhet të shihen si pjesë e funksionimit të tij. Ajo tha se hetimet ndaj çështjeve të ndryshme janë dëshmi se sistemi i drejtësisë po funksionon.

“Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”, tha ajo.

Ndërsa kryeministri Rama tha se përgjegjësia e tij politike është vijimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Nëse deri dje korrupsioni ishte sistemi, sot sistemi po e lufton korrupsionin. Detyra jonë është të japim llogari për gjithçka çfarë po bëjmë dhe kushdo që tradhton, duhet të përballet me anën tjetër të pushtetit, që është drejtësia. Kjo është demokracia. E sigurt është se askush nuk merret në mbrojtje kur vjen puna për t’u përballur me pasojat e një veprimi që hyn në sferën e drejtësisë. Këtu nis dhe mbaron përgjegjësia ime politike”, tha Rama.

Presidentja e Komisionit Evropian ka nisur sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ursula von der Leyen nesër do të vizitojë Kosovën, dhe më pas Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në fokus të agjendës së von der Leyen në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor pritet të jenë marrëdhëniet e BE-së me rajonin dhe procesi i integrimit evropian.