Një video nga India po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale, ku një majmun shihet duke përqafuar vazhdimisht një djalosh, në pamje që kanë emocionuar shumë përdorues.
Në video, majmuni duket tejet i afërt me djaloshin, duke e përqafuar në mënyrë të ëmbël dhe duke mos dashur të largohet prej tij.
Pamjet janë bërë virale për shkak të sjelljes së veçantë të kafshës, e cila duket sikur ka krijuar një lidhje të ngushtë me të riun.
Videoja është shpërndarë nga kënde të ndryshme, duke u dhënë përdoruesve mundësinë t’i shohin më nga afër këto momente të veçanta mes njeriut dhe kafshës. /Telegrafi/