“Jemi në luftë”, tensionet po përshkallëzohen mes pozitës dhe opozitës në Turqi

Bota

Pas goditjes ndaj opozitës, kufizimeve ndaj mediave dhe çështjes gjyqësore kundër kryetarit të Stambollit, lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Ozgur Ozel, ka deklaruar se tashmë është në luftë dhe se është i gatshëm të përballet edhe me vdekjen apo burgun, nëse është e nevojshme. Gjithçka nisi javën e kaluar, kur presidenti turk, Recep Tayyip […]

Madhësia e shkronjave

Pas goditjes ndaj opozitës, kufizimeve ndaj mediave dhe çështjes gjyqësore kundër kryetarit të Stambollit, lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Ozgur Ozel, ka deklaruar se tashmë është në luftë dhe se është i gatshëm të përballet edhe me vdekjen apo burgun, nëse është e nevojshme.

Gjithçka nisi javën e kaluar, kur presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një takimi të partisë së tij, kritikoi opozitën duke u tallur me retorikën e saj gjithnjë e më dramatike.

“Çfarë po ndodh, zotërinj? Me kë po luftoni? A keni shpallur mobilizim pa na njoftuar? A është pushtuar Turqia pa marrë ne vesh?”, tha ai.

Lideri turk u bëri thirrje kundërshtarëve të tij që të ndalojnë përçarjen e shoqërisë përmes një retorike të tillë.

Por, lideri i opozitës, Ozgur Ozel, refuzoi të tërhiqej dhe iu kundërpërgjigj presidentit.

“Jemi në luftë, miku im! Po luftojmë kundër padrejtësisë dhe paligjshmërisë! Kundër atyre që vjedhin paratë nga bankat dhe ua marrin fëmijët nënave të tyre. Do të shkojmë në kutitë e votimit, do të fitojmë dhe do ta shpëtojmë këtë vend”, deklaroi Ozel.

Zgjedhjet e ardhshme në Turqi janë të parapara të mbahen në vitin 2028, prandaj opozita po kërkon zgjedhje të parakohshme.

Duke gjykuar nga retorika e saj, ajo nuk ka ndërmend të presë edhe dy vjet. /Telegrafi/

Komentet