Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë këtë edicion te Mallorca.
Pas supergolit ndaj Real Betisit, Muriqi është bërë golashënuesi më i mirë në Evropë për gola me kokë, plot gjashtë sosh.
Përpos kësaj, ai ka barazuar rekordin e legjendës së Mallorcas Pierre Webo për më së shumti gola me kokë në një sezon, rekord që s’ishte prekur që nga sezoni 2010/11.
“ 6 – Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë me kokë në top pesë ligat evropiane këtë edicion dhe është bërë lojtari i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë në një sezon të vetëm që prej Pierre Webo në sezonin 2010/11”, raporton “OptaJose”.
Këtë edicion, Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, për të qenë golashënuesi i dytë më mirë në La Liga me 16 gola, shtatë më pak se ylli i Real Madridit Kylian Mbappe.
Megjithatë, në anën tjetër – Mallorca po vuan për rezultate pasi renditen në pozitën e 18-të me 24 pikë.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon një rekord që s’ishte arritur prej vitit 2010 te Mallorca
<div><div><img width="640" height="362" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/IMG_7536-1024x579.jpeg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1131" height="640" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/IMG_7536.jpeg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Ylli i Kosovës Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë këtë edicion te Mallorca. Pas supergolit ndaj Real Betisit, Muriqi është bërë golashënuesi më i mirë në Evropë për gola me kokë, plot gjashtë sosh. Përpos kësaj, ai ka barazuar rekordin e legjendës së Mallorcas Pierre Webo për më së shumti gola me kokë në një […]</div>






