Ka vdekur aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë gazetari Ngadhnjim Haxhosaj, i cili po ashtu shkroi pak për veprimtarinë dhe angazhimin e tij për liri.
“Është ndarë nga jeta Mentor Kaçi, njëri ndër patriotët që veproi dhe kontribuoi kundër sistemit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë. Mentor Kaçi, i shkolluar për montazh, por asnjëherë nuk e ndali veprimtarinë patriotike, u burgos në vitin 1981 dhe u torturua në mënyrë çnjerëzore në burgun e Prishtinës dhe të Prizrenit, ku ishte dënuar me 10 vite burg. Baca Mentor nuk u ndal as pas daljes nga burgu dhe vazhdoi veprimtarinë e tij, duke qenë njëri ndër organizatorët e Frontit Kombëtar, ku bashkë me shumë patriotë vuri në lëvizje në vitin 1990 këtë organizatë, e cila kishte synim të luftojë Serbinë me pushkë e me penë. Ai u burgos bashkë me shumë anëtarë të këtij grupi dhe vuajti dënimin me 7 vite burgim. Mentor Kaçi do të kujtohet si njeri idealist, trim, i dashur dhe i mençur. Lavdi veprës së Bacës Mentor”, ka shkruar Haxhosaj.
Kaçi lindi në Gjakovë më 1952 dhe vdiq mbrëmë, më 25 shkurt 2026.
Vdes aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi
<div><div><img width="558" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824510-vdes-aktivisti-i-ceshtjes-kombetare-dhe-ish-i-burgosuri-politik-mentor-kaci.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="vdes-aktivisti-i-ceshtjes-kombetare-dhe-ish-i-burgosuri-politik,-mentor-kaci" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="558" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824510-vdes-aktivisti-i-ceshtjes-kombetare-dhe-ish-i-burgosuri-politik-mentor-kaci.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="vdes-aktivisti-i-ceshtjes-kombetare-dhe-ish-i-burgosuri-politik,-mentor-kaci"></p>Ka vdekur aktivisti i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Mentor Kaçi. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë gazetari Ngadhnjim Haxhosaj, i cili po ashtu shkroi pak për veprimtarinë dhe angazhimin e tij për liri. “Është ndarë nga jeta Mentor Kaçi, njëri ndër patriotët që veproi dhe kontribuoi kundër sistemit të Serbisë</div>






