Vazhdojnë punimet për asfaltimin e  rrugës “Haki Myderizi”, të mërkurën mbyllen përkohësisht dy rrugë në Gjilan

Rajon

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se më 15 korrik të mërkurën do të vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës “Haki Myderizi”. Sipas njoftimit, segmenti rruga “NATO 99” deri te rruga “15 Qershori” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 07:00 deri në 20:00. Qarkullimi në këtë rrugë do të ndalohet me përjashtim […]

Madhësia e shkronjave

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se më 15 korrik të mërkurën do të vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës “Haki Myderizi”.

Sipas njoftimit, segmenti rruga “NATO 99” deri te rruga “15 Qershori” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga ora 07:00 deri në 20:00.

Qarkullimi në këtë rrugë do të ndalohet me përjashtim të automjeteve emergjente, përkohësisht do të bllokohet dhe rruga “Haki Myderizi”.

“ Ftojmë qytetarët të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe i falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/