Një ditë para vendimit final, Shqipe Mehmeti-Selimi: Të bindur për fitoren në fund

Nacionale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka përcjellë një mesazh nga Haga, një ditë para shpalljes së aktgjykimit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale. Mesazhi […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka përcjellë një mesazh nga Haga, një ditë para shpalljes së aktgjykimit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.

Mesazhi i saj vjen në prag të një dite vendimtare, pasi nesër në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi final në çështjen gjyqësore ndaj Rexhep Selimit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.

Me fjalët e saj, Mehmeti-Selimi ka shprehur vendosmëri dhe besim në përfundimin e procesit, duke e cilësuar rrugëtimin si një betejë pas tjetrës. /Telegrafi/