U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari

Nacionale

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari ka reaguar së fundmi pas shkarkimit nga ky post nga kryeministri Edi Rama. Ai thekson se ky post e rriti profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri. Sipas tij ky ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm. “Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, […]

Madhësia e shkronjave

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari ka reaguar së fundmi pas shkarkimit nga ky post nga kryeministri Edi Rama.

Ai thekson se ky post e rriti profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri. Sipas tij ky ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm.

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd, duke u përpjekur çdo ditë të japësh më të mirën tënde në përgjegjësitë që të besohen.

Drejtimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, institucioni ku u rrita profesionalisht, politikisht dhe mbi të gjitha si njeri është më shumë se sa një privilegj. Është ‘libri i jetës’ i cili të udhëzon drejt më tej në çdo stacion vijues.

Për këtë mundësi të jashtëzakonshme, mirënjohje gjithmonë Kryeministrit Edi Rama, të cilit tashmë do të kem kënaqësinë e veçantë t’ia kthej nderin e lartë dhe besimin tek unë edhe përmes anagazhimit të ri si pjesë e ekipit të Tij.

Ka qenë një rrugëtim i paharrueshëm me ekipin më të mirë në krah dhe i bekuar nga mbështetja deri në sakrificë e familjes time.

Urime dhe mbarësi kolegut Ervin Demo. Jam i bindur që do të çojë përpara me sukses prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan ai.