Këngëtarja Tyla u shfaq në tapetin e kuq të ceremonisë së këtij viti të MTV Video Music Awards në Los Angeles me një paraqitje të guximshme, tërësisht të frymëzuar nga stili me motive gjarpri.
Ajo mbërriti para ceremonisë me një kombinim të përbërë nga një reçipetë dhe një minifund, të dyja në print gjarpri në ngjyrë blu.
Për të kompletuar veshjen, artistja zgjodhi këpucë klasike me majë dhe taka të holla stileto, të mbuluara me një print gjarpri bardh e zi.

Kontrasti i tyre u përshtat me veshjen blu dhe e bëri kombinimin edhe më të veçantë.
Tyla e vazhdoi motivin e gjarprit edhe përmes aksesorëve.
Ajo mbante një gjerdan të ngushtë me këtë motiv, ndërsa një nga detajet më të pazakonta ishte ora e vendosur rreth kyçit të këmbës.
Pamjen e përmbylli me vathë që shkëlqenin dhe disa unaza.
Ylli i ri i muzikës nuk ishte pjesë e ceremonisë vetëm si e ftuar, pasi këtë vit kishte edhe rolin e prezantueses.
MTV Video Music Awards u zhvillua në Peacock Theater në Los Angeles, duke shënuar rikthimin e ceremonisë në Bregun Perëndimor për herë të parë që nga viti 2017. /Telegrafi/





