Trump për Iranin: A do ta asgjësoj Republikën Islamike dhe a do ta bëj shpejt?

Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se përballë Iranit duhet të marrë një “vendim të madh”. Duke folur për luftën dhe hapat e ardhshëm të administratës së tij, lideri amerikan e paraqiti situatën si një zgjedhje mes arritjes së një marrëveshjeje që […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se përballë Iranit duhet të marrë një “vendim të madh”.

Duke folur për luftën dhe hapat e ardhshëm të administratës së tij, lideri amerikan e paraqiti situatën si një zgjedhje mes arritjes së një marrëveshjeje që do t’i mundësonte ekonomisë iraniane të rimëkëmbej dhe vazhdimit të presionit ushtarak.

“A do ta asgjësoj Republikën Islamike – dhe a do ta bëj këtë shpejt?”, tha Trump, ndërsa shtoi “A do t’i çoj në ferr?”, shkruan skynews.

Ai përsëriti gjithashtu pretendimin e tij se udhëheqësit iranianë do të jenë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA, të cilat mbahen në nëntor.

“Besoj se do të arrijmë një marrëveshje menjëherë pas zgjedhjeve”, deklaroi 80-vjeçari.

Trump tha se Teherani po pret të shohë se si do të zhvillohen zgjedhjet afatmesme amerikane përpara se të marrë vendim për negociatat me Uashingtonin.

Gjatë konfliktit, presidenti amerikan ka deklaruar në raste të shumta se një marrëveshje me Iranin është pranë, megjithëse negociatat dhe përpjekjet diplomatike janë shoqëruar vazhdimisht me deklarata të ndryshme nga të dyja palët. /Telegrafi/