Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se viktima ishte duke vendosur një reklamë (billboard) kur një pjesë e saj i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, thuhet në konfirmim.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.
Tragjike: Punëtori 43-vjeçar humb jetën duke vendosur reklamë në rrugën Ferizaj-Prishtinë
<div><div><img width="640" height="359" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/Rek-1024x575.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1079" height="606" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/Rek.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës. Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se viktima ishte duke vendosur një reklamë (billboard) kur një pjesë e saj i ka rënë në kokë, duke […]</div>






