Festimi i fitores së Spanjës në Botëror përfundoi me tragjedi në Ciudad Rodrigo (Salamanca), Spanjë, ku një djalë 13-vjeçar vdiq dhe tre persona të tjerë u lënduan rëndë pasi një shatërvan u shemb.
Pas fishkëllimës së fundit dhe fitores së Spanjës ndaj Argjentinës, e vulosur me një gol nga Ferran Torres , qindra mijëra tifozë dolën në rrugë për të festuar titullin.

Në Ciudad Rodrigo, një nga pikat kryesore të grumbullimit ishte shatërvani Árbol Gordo.
Në kulmin e festimeve, pjesa e sipërme e shatërvanit u shemb dhe ra mbi disa njerëz që ndodheshin në strukturë.
Midis tyre ishte edhe 13-vjeçari, i cili u trajtua në qendrën shëndetësore në Ciudad Rodrigo, ku më vonë vdiq.
Sipas raportimeve të para, përveç të ndjerit, të paktën dy persona të tjerë u lënduan, njëri prej tyre me këmbë të thyer.
Zona ku ndodhi shembja është rrethuar ndërsa hetohen rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/





