Të paktën pesë persona u vranë në të shtëna me armë në qytetin verior gjerman Stade.
Një zëdhënës i policisë tha se një person ishte arrestuar, por nuk dha numër të saktë të të vdekurve apo detaje të mëtejshme.
Selia e policisë së Lüneburgut i bëri thirrje publikut të shmangte zonën.
Hetuesit fillimisht nuk dhanë asnjë informacion në lidhje me sulmin.
Një numër i madh i shërbimeve të emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. /Telegrafi/






