Një ekip treni u rrethua nga flakët e një zjarri pyjor pranë Armstrong, Ontario, Kanada.
Ekipi i Hekurudhave Kombëtare Kanadeze (CN) shpëtoi i sigurt, ndërsa më shumë se 160 zjarre po diegin të gjithë rajonin.
Pamjet e filmuara nga brenda një lokomotive të Canadian National Railway pranë Armstrong, Ontario, tregojnë një ekip treni mallrash të rrethuar nga flakët e një zjarri pyjor që përhapej me shpejtësi.
Tymi i dendur kishte mbuluar shinat, ndërsa të gjitha dritaret e kabinës ndriçoheshin me një ngjyrë të fortë portokalli.
Pamjet dramatike tregojnë intensitetin e një prej zjarreve pyjore që po përhapen me shpejtësi në veriun e Ontarios, ku dukshmëria ishte reduktuar pothuajse në zero.
Canadian National Railway (CN) njoftoi se lokomotiva ishte njëra prej tre trenave të mallrave që u ndaluan rreth 32 kilometra larg komunitetit të izoluar të Armstrong, në veri të Thunder Bay.
Trenat transportonin mallra të djegshme dhe materiale të rrezikshme, çka çoi në pezullimin e qarkullimit hekurudhor si masë parandaluese.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk pati të lënduar.
Pamjet dramatike kanë rikthyer shqetësimet mbi operimin e trenave gjatë kushteve ekstreme të zjarreve, ndërsa lideri i sindikatës François Laporte këmbënguli se asnjë ngarkesë mallrash nuk ia vlen të rrezikohen jetët e punëtorëve. /Telegrafi/






