Taylor Swift shkëlqen në New York pranë Travis Kelce, mungon në “AMA 2026” mes zërave për dasmën e afërt

Magazina

Taylor Swift dhe Travis Kelce janë shfaqur më të afërt se kurrë gjatë një daljeje romantike në New York, ndërsa raportimet për dasmën e tyre po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje. Këngëtarja e njohur tërhoqi vëmendjen me paraqitjen elegante në një fustan të zi që vinte në pah linjat e saj, ndërsa çifti u […]

Madhësia e shkronjave

Taylor Swift dhe Travis Kelce janë shfaqur më të afërt se kurrë gjatë një daljeje romantike në New York, ndërsa raportimet për dasmën e tyre po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Këngëtarja e njohur tërhoqi vëmendjen me paraqitjen elegante në një fustan të zi që vinte në pah linjat e saj, ndërsa çifti u fotografua duke u drejtuar për darkë në restorantin italian Sartiano’s në SoHo.

Dalja e tyre vjen menjëherë pasi u raportua se Taylor Swift nuk do të marrë pjesë në “American Music Awards 2026”, edhe pse është artistja më e nominuar e këtij viti me tetë nominime, shkruan DailyMail.

Sipas mediave amerikane, mungesa e saj lidhet me faktin se dasma me yllin e NFL-së po afrohet.

Swift vazhdon të mbajë rekordin si artistja me më shumë fitore në historinë e “American Music Awards”, me plot 40 çmime të fituara gjatë karrierës së saj. /Telegrafi/