Takimi Haradinaj–Spiropali, theksohet bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri dhe integrimi në NATO

Nacionale

<div><div><img width="526" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824387-takimi-haradinaj-spiropali-theksohet-bashkepunimi-kosove-shqiperi-dhe-integrimi-ne-nato.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="takimi-haradinaj–spiropali,-theksohet-bashkepunimi-kosove–shqiperi-dhe-integrimi-ne-nato" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="526" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824387-takimi-haradinaj-spiropali-theksohet-bashkepunimi-kosove-shqiperi-dhe-integrimi-ne-nato.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="takimi-haradinaj–spiropali,-theksohet-bashkepunimi-kosove–shqiperi-dhe-integrimi-ne-nato"></p>Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. Gjatë takimit, Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në proceset kyçe shtetërore dhe rajonale. Sipas</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Gjatë takimit, Haradinaj vlerësoi angazhimin e Qeverisë shqiptare në çështjet me rëndësi për Kosovën, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në proceset kyçe shtetërore dhe rajonale.
Sipas tij, në fokus të diskutimit ishin zhvillimet që po kalojnë Kosova, Shqipëria dhe rajoni, si dhe proceset që i presin përpara, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe integrimin euroatlantik. Haradinaj ritheksoi se anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik dhe i panegociueshëm për Kosovën.
Ai theksoi se forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është prioritet i përhershëm, ndërsa integrimi ndër shqiptar e cilësoi si domosdoshmëri kombëtare dhe garanci për një të ardhme të sigurt.
Haradinaj shprehu gjithashtu falënderimin për kujdesin dhe përkushtimin e Qeverisë shqiptare, të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, ndaj çlirimtarëve që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.