Sydney Sweeney ka tërhequr vëmendjen në Instagram me fotografi provokuese, ku promovon linjën e saj të të brendshmeve, SYRN.
Aktorja 29-vjeçare shfaqi një set me vlerë 162 dollarë (rreth 140 euro), vetëm pak ditë pasi reklama e saj kontroverse për platformën e basteve sportive Novig u bë virale.
Në fotografitë e publikuara, Sydney pozoi me reçipetat “Meet Me Halfway Plunge Bra”, me çmim 64 dollarë (rreth 55 euro), të kombinuara me të brendshme të poshtme që kushtojnë 39 dollarë (rreth 34 euro) dhe një xhaketë të shkurtër rozë, shkruan DailyMail.
Marka SYRN u lançua në janar dhe synon të konkurrojë me linjat e të brendshmeve të Kim Kardashian dhe Rihanna-s.
Paralelisht me këtë biznes, aktorja ka përfituar vëmendje të madhe nga bashkëpunimi me Novig. Sipas raportimeve, vlera e kompanisë është rritur nga 500 milionë në 2 miliardë dollarë (rreth 430 milionë euro në 1.7 miliardë euro) pas fushatës së saj reklamuese. Sweeney zotëron një pjesë të kompanisë, por përqindja e saktë e aksioneve të saj nuk është bërë publike.
Në reklamë, aktorja shfaqet pa rroba, duke përdorur pajisje sportive për të mbuluar trupin, ndërsa promovon platformën që lejon parashikime vetëm për sportin.
Ajo ka qenë e përfshirë edhe në krijimin e konceptit dhe mesazheve të fushatës, duke theksuar se dëshiron të jetë pjesë aktive e bizneseve ku investon, dhe jo thjesht fytyra e tyre.
Megjithatë, reklama ka shkaktuar reagime të përziera. Disa sportiste e kritikuan për seksualizimin e grave në sport, duke argumentuar se vëmendja duhet të përqendrohet te aftësitë dhe arritjet e tyre.
Pas publikimit të fushatës, Sweeney humbi më shumë se 200 mijë ndjekës në Instagram, sipas raportimit të medias britanike. /Telegrafi/






