Superkompjuteri i Opta ka përditësuar parashikimet për fituesin e Ligës së Kampionëve pas shortit të raundit të 16-të dhe rezultatet tregojnë një garë shumë të hapur në majën e Evropës.
Sipas projeksioneve, Arsenal mbetet favoriti kryesor për të fituar trofeun e parë në histori, edhe pse përqindja e tij ka rënë pak pas shortit. “Topçinjtë” kanë 27.40% shanse për triumf.
Në vendin e dytë qëndron Bayern Munich me 14.28%, ndërsa Liverpool ka rritur gjasat në 12.83% pasi shmangu një përballje me Atletico Madrid dhe do të luajë kundër Galatasaray.
Manchester City renditet i katërti me 10.79%, kryesisht për shkak të shortit shumë të vështirë kundër Real Madrid.
Renditja e plotë sipas Opta:
Arsenal — 27.40%
Bayern Munich — 14.28%
Liverpool — 12.83%
Manchester City — 10.79%
FC Barcelona — 7.72%
Chelsea — 6.86%
Newcastle United — 4.66%
Paris Saint-Germain — 4.64%
Real Madrid — 2.78%
Sporting CP — 2.73%
Atletico Madrid — 2.00%
Tottenham Hotspur — 1.22%
Atalanta — 1.06%
Bayer Leverkusen — 0.47%
Bodo/Glimt — 0.39%
Galatasaray — 0.17%
Barcelona përfitoi nga një gjysmë më e lehtë e shortit, por përballja me Newcastle mbetet e rrezikshme. Ndërkohë, Chelsea është përballur me një rrugë të vështirë pasi ndeshet me kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain.
Parashikimet nuk janë optimiste për Real Madridin, i cili renditet vetëm i nënti dhe ende nuk ka bindur plotësisht në këtë edicion sipas modelit statistikor./Telegrafi/
Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve pas shortit të fundit
<div><div><img width="640" height="361" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/Reali-1024x577.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1079" height="608" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/Reali.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Superkompjuteri i Opta ka përditësuar parashikimet për fituesin e Ligës së Kampionëve pas shortit të raundit të 16-të dhe rezultatet tregojnë një garë shumë të hapur në majën e Evropës. Sipas projeksioneve, Arsenal mbetet favoriti kryesor për të fituar trofeun e parë në histori, edhe pse përqindja e tij ka rënë pak pas shortit. “Topçinjtë” […]</div>






