Ballina Lajme Bota/Rajoni Sulmohet me raketa Ambasada amerikane në Bagdad

Sulmohet me raketa Ambasada amerikane në Bagdad

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Raketa të shumta kanë shënjestruar Zonën e Gjelbër të fortifikuar të kryeqytetit irakian të dielën në mbrëmje. Sistemet e mbrojtjes ajrore C-RAM të Ambasadës amerikane u përfshinë në asgjësimin e sulmit me raketa, për të cilin tha se nuk solli viktima.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë qiellin e natës mbi Bagdad, të ndriçuar me shkrepje drite ndërsa sistemet C-RAM të SHBA-së u përdorën për të kapur predhat. Të paktën tre raketa u drejtuan drejt misioneve diplomatike amerikane, thanë zyrtarët irakianë të sigurisë për AP, duke thënë se ato u lëshuan nga një ‘grup i jashtëligjshëm’.

Shumica e raketave u shkatërruan në ajër dhe Ambasada Amerikane në Irak më vonë tha se ajo pësoi vetëm në disa dëmtime të vogla materiale. Sistemet C-RAM u vendosën nga SHBA-ja në ambasadën e saj në Zonën e Gjelbër të Bagdadit këtë verë. Uashingtoni fajësoi për incidentet grupin e milicisë së lidhur me Iranin, Kataib Hezbollah.

Komandanti i grupit u vra së bashku me gjeneralin iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror të SHBA-së në fillim të janarit 2020.

---- ----
----
----- ----
-----