Sule rikthehet nga pensionimi, firmos me skuadër amatore: Dua ta shijoj sërish futbollin

Sport

Edhe pse në fillim të muajit maj kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, Niklas Sule nuk i ka varur ende përfundimisht këpucët. Vetëm pak ditë pas skadimit të kontratës me Borussia Dortmundin, ish-reprezentuesi gjerman ka vendosur të vazhdojë karrierën, por larg skenës së madhe të futbollit. Sipas raportimeve të Sky, qendërmbrojtësi 30-vjeçar ka arritur marrëveshje […]

Madhësia e shkronjave

Edhe pse në fillim të muajit maj kishte njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist, Niklas Sule nuk i ka varur ende përfundimisht këpucët.

Vetëm pak ditë pas skadimit të kontratës me Borussia Dortmundin, ish-reprezentuesi gjerman ka vendosur të vazhdojë karrierën, por larg skenës së madhe të futbollit.

Sipas raportimeve të Sky, qendërmbrojtësi 30-vjeçar ka arritur marrëveshje të plotë me SV Tiefenbach, klub që garon në Kreisliga, një nga ligat amatore në Baden-Württemberg.

Vetë Sule e ka konfirmuar vendimin, duke shpjeguar se dëshiron ta përjetojë futbollin në një mënyrë krejtësisht ndryshe.

“Mezi pres që më në fund ta përjetoj futbollin nga një perspektivë krejtësisht e ndryshme, ku bëhet fjalë vetëm për sportin dhe jo për biznesin apo paratë. Dy nga miqtë e mi më të mirë luajnë te SV Tiefenbach, ndërsa njëri prej tyre është edhe trajner i ekipit. Pas 13 vitesh si futbollist profesionist, është një dhuratë absolute për mua të jem në fushë me shokët e mi dhe ta shijoj sërish gëzimin e këtij sporti”, tha Sule.

Mbrojtësi gjerman largohet nga futbolli profesionist pas një karriere të pasur, ku veshi fanellat e Hoffenheimit, Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, ndërsa numëron edhe 49 paraqitje me Kombëtaren e Gjermanisë.

Tani, për Sulen nis një kapitull i ri, larg presionit dhe milionave të futbollit elitar, por pranë miqve dhe dashurisë së pastër për lojën. /Telegrafi/