Reperi, Skepta ka bërë thirrje publike drejtuar Kim Kardashian dhe Kanye West që të “mbrojnë fëmijët e tyre”, pas një videoje që u bë virale ku vajza e tyre 13-vjeçare, North West, shihej duke ndërvepruar me një burrë të rritur gjatë Javës së Modës në Paris.
Artisti britanik, 43 vjeç, reagoi në platformën X (Twitter), duke shpërndarë një klip nga eventi i Vetements Menswear Pranverë/Verë 2027, ku North fillimisht tenton një shtrëngim duarsh, më pas përqafon një burrë dhe pozon për foto me të.

Skepta shprehu shqetësim për mënyrën si, sipas tij, vajza 13-vjeçare po ekspozohet ndaj ndërveprimeve me të rritur të panjohur, duke e cilësuar situatën si të papërshtatshme, shkruan DailyMail.
Ai tha se gjuha e trupit të saj tregonte qartë se ajo nuk dëshironte një përqafim.
“Një burrë i verbër mund ta shihte që ajo donte vetëm një shtrëngim duarsh”, shkroi ai, duke shtuar se ishte i shqetësuar për mënyrën si të rriturit po e përdorin praninë e saj në evente publike.
Në reagimet e tij, Skepta theksoi se, pavarësisht se zakonisht nuk përfshihet në çështje të tilla, e konsideron “të neveritshme” situatën kur fëmijët e famshëm ekspozohen ndaj ndërveprimeve të tilla. Ai i bëri thirrje prindërve të saj që të jenë më të kujdesshëm.
Deklaratat e tij kanë nxitur debat të gjerë në rrjetet sociale, ku një pjesë e përdoruesve janë shprehur dakord me shqetësimet e tij, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve në ambiente publike. /Telegrafi/





