Siljanovska Davkova-Dan: Nevojitet thellim i bashkëpunimit ekonomik në mes Maqedonisë dhe Rumanisë

Rajon

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova njofton se është takuar me presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan me të cilin ka biseduar për raportet në mes dy vendeve. “Në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, u takova me Presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të […]

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova njofton se është takuar me presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan me të cilin ka biseduar për raportet në mes dy vendeve.

“Në kuadër të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, u takova me Presidentin e Rumanisë, Nikosor Dan.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë, përfshirë edhe përmes grupit “Miqtë e Zgjerimit”.Ne ramë dakord që marrëdhëniet e mira politike duhet të shoqërohen me një bashkëpunim ekonomik më të gjerë dhe më dinamik.

Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme të ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare./Telegrafi/