Siguria në Kosovë dhe rajon në fokus të takimit mes komandantit të KFOR-it dhe shefit të ushtrisë së Shqipërisë

Nacionale

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në Tiranë me gjenerallejtënant Arben Kingjin, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Sipas njoftimit të KFOR-it, në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş ka riafirmuar përkushtimin […]

Madhësia e shkronjave

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar në Tiranë me gjenerallejtënant Arben Kingjin, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş ka riafirmuar përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Ndërkaq, me afrimin e transferimit të autoritetit, të planifikuar për 14 tetor, Ulutaş ka shprehur mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë në misionin e KFOR-it, duke falënderuar gjeneralin Kingji për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim të kontribuimit në një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe garantimit të lirisë së lëvizjes.

Misioni vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë përkatëse të secilit institucion.