Si do të dukej formacioni i Man Utd nëse Ten Hag do të siguronte katër ‘transferimet e ëndrrave’?

Sport

Formacioni i Manchester Unitedit sot mund të ishte krejt ndryshe nëse Erik ten Hag do t’i kishte transferuar katër futbollistët që i kishte në listën e dëshirave. Trajneri holandez u largua nga “Djajtë e Kuq” në tetor të vitit 2024, pas një fillimi katastrofal të sezonit, me vetëm tri fitore në nëntë ndeshjet e para […]

Madhësia e shkronjave

Formacioni i Manchester Unitedit sot mund të ishte krejt ndryshe nëse Erik ten Hag do t’i kishte transferuar katër futbollistët që i kishte në listën e dëshirave.

Trajneri holandez u largua nga “Djajtë e Kuq” në tetor të vitit 2024, pas një fillimi katastrofal të sezonit, me vetëm tri fitore në nëntë ndeshjet e para të Ligës Premier.

Në një intervistë ekskluzive për The Athletic, Ten Hag foli për periudhën e tij në “Old Trafford”, duke përmendur edhe premtimet e pambajtura nga drejtuesit e klubit, pasi kishte nënshkruar një zgjatje njëvjeçare të kontratës pas triumfit në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt.

Ai shprehu zhgënjimin edhe për shitjen e Scott McTominayt te Napoli për 30 milionë euro në verën e vitit 2024, si dhe për faktin se asnjëri prej katër përforcimeve të dëshiruara nuk u transferua.

Ten Hag zbulon katër yjet që deshi t’i transferonte te Man Utd, por drejtuesit e lanë duarthatë

Por si do të dukej formacioni i Manchester Unitedit nëse Ten Hag do t’i kishte pasur në dispozicion lojtarët që kërkonte?

Në portë, Andre Onana mund të vazhdonte të ishte zgjedhja e parë, pavarësisht vështirësive që kishte kaluar. Në mbrojtje, Diogo Dalot do të luante në krahun e djathtë, ndërsa Lisandro Martinez dhe Matthijs De Ligt do të formonin dyshen e qendrës, me Luke Shaë në të majtë.

Declan Rice do të ishte përforcimi kryesor i mesfushës, ku mund të luante përkrah McTominayt, nëse Ten Hag do ta bindte klubin ta mbante atë. Bruno Fernandes do të pozicionohej më përpara, në rolin e organizatorit të lojës.

Në sulm, Bryan Mbeumo do të mund të luante në krahun e djathtë, me Marcus Rashfordin në të majtin, ndërsa Harry Kane do të ishte pika kryesore e repartit ofensiv.

Dy sulmuesit e tjerë që Ten Hag i kishte në listën e dëshirave, Brian Brobbey dhe Danny Ëelbeck, do të shërbenin si alternativa nga stoli.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit: Onana; Dalot, De Ligt, Martinez, Shaw; Rice, McTominay, Fernandes; Mbeumo, Rashford; Kane./Telegrafi/

Komentet