“Do të luajmë kundër 17 gjyqtarëve” – Real Madrid TV shpërthen ndaj Barcelonës para El Clasicos

Sport

Televizioni zyrtar i Real Madridit ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së futbollistëve të Barcelonës gjatë fitores 5-2 të katalunasve ndaj Real Betisit, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës. Në minutën e 43-të, mesfushori i Betisit, Giovani Lo Celso, shënoi një gol të bukur pas një rrotullimi dhe goditjeje nga jashtë zonës. Megjithatë, […]

Madhësia e shkronjave

Televizioni zyrtar i Real Madridit ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së futbollistëve të Barcelonës gjatë fitores 5-2 të katalunasve ndaj Real Betisit, në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligës.

Në minutën e 43-të, mesfushori i Betisit, Giovani Lo Celso, shënoi një gol të bukur pas një rrotullimi dhe goditjeje nga jashtë zonës. Megjithatë, VAR-i sinjalizoi një prekje me dorë të Cucho Hernandez në fazën paraprake të aksionit dhe thirri gjyqtarin kryesor, Ricardo Bengoetxea, për ta rishikuar rastin në monitor.

Pas rishikimit të pamjeve, gjyqtari anuloi vendimin fillestar dhe golin e Betisit.

Pamjet e publikuara një ditë më parë tregojnë disa futbollistë të Barcelonës duke i bërë presion gjyqtarit dhe duke kërkuar që ai ta rishikonte rastin në monitorin e VAR-it.

Kjo ka nxitur reagimin e ashpër të televizionit të Real Madridit, i cili e lidhi këtë incident me El Clasicon e ardhshëm, që do të zhvillohet më 25 tetor, në orën 21:00.

“Në El Clasico, Real Madridi do të duhet të luajë kundër 17 gjyqtarëve: tre zyrtarëve në fushë, gjyqtarit të katërt, VAR-it dhe asistentit të tij, si dhe 11 futbollistëve të Barcelonës, të cilët po sillen gjithashtu si gjyqtarë”, deklaroi prezantuesi i Real Madrid TV.

Ai vazhdoi me kritikat, duke pretenduar se futbollistët e Barcelonës po ndikojnë në vendimet e gjyqtarëve.

“Të luash kundër 17 gjyqtarëve do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Tani lojtarët e Barcelonës vendosin se cilat raste duhet t’i rishikojë VAR-i dhe cilat jo, sepse edhe ata janë gjyqtarë”.

Mourinho planifikon rol të ri për Arda Gulerin te Real Madridi

“Tashmë po i gjykojnë vetë ndeshjet. Është skandal. Në çdo ligë tjetër, kjo do të kishte pasoja”.

“Ndeshja e së dielës do të jetë shumë e vështirë për shkak të problemeve për të cilat të gjithë jemi në dijeni”, përfundoi ai.

El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës, një nga përballjet më të mëdha të futbollit botëror, do të zhvillohet më 25 tetor, me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/

Komentet