“v********* taktike”, alarm te PSG para Barcelonës, francezët frikësohen nga dueli Digne–Yamal

Sport

PSG-ja është në gjendje alarmi para duelit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ndërsa mungesa e Nuno Mendesit ka krijuar një problem të madh për trajnerin Luis Enrique. Shqetësimi kryesor në kampin parisien ka një emër: Lamine Yamal. Ylli i Barcelonës mund të përballet me një mbrojtës që, sipas kritikëve të futbollit francez, nuk është […]

Madhësia e shkronjave

PSG-ja është në gjendje alarmi para duelit me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, ndërsa mungesa e Nuno Mendesit ka krijuar një problem të madh për trajnerin Luis Enrique.

Shqetësimi kryesor në kampin parisien ka një emër: Lamine Yamal. Ylli i Barcelonës mund të përballet me një mbrojtës që, sipas kritikëve të futbollit francez, nuk është i përshtatshëm për ta ndalur atë.

Mungesa e konfirmuar e Nuno Mendesit për këtë përballje vendimtare ka shkaktuar telashe në krahun e majtë të mbrojtjes së PSG-së. Portugezi është një nga lojtarët kryesorë për t’i ndalur sulmet e kundërshtarëve, ndërsa mungesa e tij e detyron Luis Enriquen të kërkojë një zgjidhje alternative.

Në studiot televizive dhe analizat e futbollit francez, pyetja kryesore tashmë nuk është vetëm se si do të fitojë PSG-ja, por kush do të jetë në gjendje ta ndalë Lamine Yamalin.

Në emisionin e njohur “Rothen s’enflamme” të radios RMC, legjenda e futbollit francez, Jean-Michel Larque, kritikoi ashpër idenë e aktivizimit të Lucas Dignes si zëvendësues të Mendesit.

Sipas tij, vendosja e ish-futbollistit të Barcelonës përballë drejtpërdrejt me Yamal është një rrezik i madh taktik.

“Ta vendosësh Lucas Dignen në një duel të drejtpërdrejtë me Lamine Yamalin nuk është thjesht problem, por v********* taktike. Transferimi i tij për këtë pozitë ishte një gabim serioz strategjik nga drejtuesit e PSG-së. Të gjithë e dinim se Lucas Hernandezi nuk ishte zëvendësuesi i duhur për Mendesin, e megjithatë drejtuesit e përsëritën të njëjtin gabim”, deklaroi Larque.

Ylli i PSG-së zbulon planin që kanë për ta ndalur Yamalin

Kritikat nuk u ndalën me kaq. Analisti Eric Di Meco vuri në pikëpyetje edhe vlerën e transferimit të Dignes nga Evertoni për shtatë milionë euro gjatë verës.

“Po flasim për një futbollist 33-vjeçar, karriera e të cilit po shkon qartazi drejt rënies. Ka dyshime serioze nëse ai është madje alternativa e tretë në pozitën e tij. Duke marrë parasysh moshën dhe aftësitë e tij aktuale, ky transferim nuk i përshtatet një projekti të përmasave të Paris Saint-Germainit”, u shpreh Di Meco.

Analisti francez shkoi edhe më tej, duke rikujtuar një episod që, sipas tij, publiku francez nuk e ka harruar: një penallti të shkaktuar nga Digne në një përballje me Lamine Yamalin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2016 mes Francës dhe Spanjës./Telegrafi/

Komentet