Dialog? Protestuesit refuzojnë thirrjen e Ramës për të dialoguar

Nacionale

Pak para nisjes së protestës së sotme, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige të kuqe para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilat ishte vendosur mbishkrimi “Dialog”. Përmes këtij gjesti simbolik, Rama u bëri thirrje studentëve dhe të rinjve të ulen në tryezën e bisedimeve. Megjithatë, ftesa nuk u pranua nga protestuesit. Disa prej tyre iu […]

Madhësia e shkronjave

Pak para nisjes së protestës së sotme, kryeministri Edi Rama vendosi disa karrige të kuqe para godinës së Kryeministrisë, mbi të cilat ishte vendosur mbishkrimi “Dialog”.

Përmes këtij gjesti simbolik, Rama u bëri thirrje studentëve dhe të rinjve të ulen në tryezën e bisedimeve.

Megjithatë, ftesa nuk u pranua nga protestuesit. Disa prej tyre iu afruan karrigeve dhe i hodhën ato, duke shprehur kundërshtimin ndaj propozimit të kryeministrit.

Ndryshe, ditë më parë, Rama deklaroi se është i gatshëm të zhvillojë dialog me studentët, por përjashtoi kushtet që lidhen me dorëheqjen e tij. Në një konferencë për mediat, ai tha gjithashtu se, sipas tij, dhuna e regjistruar gjatë protestave nuk përfaqëson studentët dhe nxënësit në tërësi. /Telegrafi/

Komentet