Një shpërthim ka ndodhur në një pikë karburanti në lagjen “Skënderbeu” në Sarandë mesditën e sotme. Paraprakisht raportohet se dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit dhe janë transportuar në Spitalin e Sarandës.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, F.P. 39 vjeç, ka pësuar djegie në trup, ndërsa F.B. 27 vjeç, është dërguar në spital pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi, raporton A2cnn.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për të garantuar sigurinë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit, ndërsa pritet të dalin të dhëna të tjera në vijim lidhur me ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.





