Policia e trafikut në Bujanoc ka ndaluar një rast ekstrem të shkeljes së rregullave në autostradë, ku një drejtues është kapur duke vozitur me shpejtësi të rrezikshme për jetën.
Sipas Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, rreth orës 16:00, një shtetas grek 35-vjeçar, që drejtonte një veturë të tipit Audi me targa zvicerane, është regjistruar me shpejtësi prej plot 236 km/h – gati dyfish më shumë se kufizimi i lejuar prej 130 km/h në atë segment të autostradës.
Falë përdorimit të automjeteve të specializuara “presretës”, policia ka arritur ta ndalojë në kohë drejtuesin, i cili më pas është përjashtuar menjëherë nga komunikacioni. Ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje për vozitje të rrezikshme.
Autoritetet bëjnë të ditur se ky nuk është rast i izoluar. Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të kontrolleve të shtuara për festat e 1 Majit, janë larguar nga komunikacioni edhe katër drejtues të tjerë për shkelje të ngjashme.
Policia apelon për kujdes maksimal në rrugë, duke theksuar se tejkalimi i shpejtësisë mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve të rënda, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të shtuar në ditët në vijim./BujanociNet/






