Hoxha i Zarbicës: Xhamia mbetet e hapur pavarësisht grabitjeve, apel për kthimin e inventarit

Vendore

Në Zarbicë, në rrethinen e Malësia të Bujanocit, janë raportuar raste të vjedhjeve në ambientet e xhamisë lokale, megjithatë imami i fshatit Samir Jakupi, ka vendosur që objekti të vazhdojë të qëndrojë i hapur për besimtarët. Hoxha i fshatit, Jakupi, në një reagim publik ka bërë të ditur se Xhamia e Zarbicës ka më shumë […]

Madhësia e shkronjave

Në Zarbicë, në rrethinen e Malësia të Bujanocit, janë raportuar raste të vjedhjeve në ambientet e xhamisë lokale, megjithatë imami i fshatit Samir Jakupi, ka vendosur që objekti të vazhdojë të qëndrojë i hapur për besimtarët.

Hoxha i fshatit, Jakupi, në një reagim publik ka bërë të ditur se Xhamia e Zarbicës ka më shumë se katër vite që qëndron e hapur gjatë gjithë kohës, si për falje ashtu edhe për vizitorë.

Ai thekson se, përkundër thirrjeve për mbyllje, xhamia ka vazhduar të mbetet e hapur, edhe pse ka pasur raste të përsëritura të grabitjeve, përfshirë edhe marrjen e një tavoline me karrige të dhuruara nga një familje mërgimtarësh.

Përmes këtij reagimi, Jakupi u ka bërë thirrje personave përgjegjës që të kthejnë sendet e marra, duke apeluar për ndërgjegje dhe përgjegjësi.

Ai ka nënvizuar se, pavarësisht rasteve të tilla, xhamia nuk do të mbyllet dhe do të vazhdojë të jetë e hapur për të gjithë, duke u bazuar në besimin ndaj komunitetit dhe vlerat që përfaqëson.

Ndërkohë, ai ka falënderuar besimtarët për kontributet e tyre të vazhdueshme, duke theksuar se mbështetja e komunitetit mbetet thelbësore për funksionimin e xhamisë./BujanociNet/